Site icon Prishtinapress

Dyshohet se theri babain 65-vjeçar në Mitrovicë, policia në kërkim të tij

Policia e Kosovës është në kërkim të djalit i cili gjatë natës në mbrëmshme në Mitrovicë dyshohet se i shkaktoi lëndime me një mjet të mprehtë babait të tij.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha se viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

Ai tha se rasti është raportuar si dhunë në familje, ndërkaq i dyshuari mbetet në kërkim.

“Gjatë natës në Mitrovicë, është raportuar një rast dhunë në familje, ku viktima mashkull rreth 65 vjeçar, ka raportuar se pas një zënke ishte sulmuar nga i dyshuari djali i tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, sipas mjekut lëndimet e natyrës se lehtë dyshohen të i jen shkaktuar nga një mjetë i mprehtë. I dyshuari mbetet në kërkim, ndërsa rasti po hetohet: dhunë në familje dhe lëndim i lehtë trupor”, tha Zahiti.

Exit mobile version