9.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Dyshohet se dy spiunë rusë qëndruan 3 javë në Davos, aty ku janë mbledhur liderët botërorë

Organet e sigurisë në Zvicër dyshojnë se dy rusë që punonin si hidraulikë në Davos ishin agjentë të inteligjencës ruse. Kështu raporton njëra nga gazetat zvicerane, “Tages-Anzeiger”.

Duke i cituar zyrtarët e policisë dhe zyrtarët federalë, kjo gazetë shkruan se dy burrat ishin të pajisur me pasaporta diplomatike dhe gjendeshin në fazën e parë të një operacioni të spiunazhit nga organet ruse.

Ambasada e Rusisë në Zvicër tha se kjo gazetë po mundohet të krijojë një skandal nga asgjëja në prag të Forumit Ekonomik Botëror.

Sipas gazetës, policia ishte njoftuar për qëndrimin trejavor të dy rusëve në Davos nga 8 deri më 28 gusht. Kur ishin ndaluar nga policia, njëri prej tyre kishte thënë se është hidraulik dhe që të dytë i kishin paraqitur pasaportat diplomatike.

“Ishte një kontroll i rregullt i policisë. Të dy burrat kishin pasaporta diplomatike ruse, por nuk ishin të regjistruar zyrtarisht si diplomatë në Zvicër”, tha zëdhënësja e policisë rajonale në Graubuenden, Anita Senti.

Gazeta raporton se këta dy persona ishin duke planifikuar të instalonin pajisje përgjimi në pikat kryesore në Davos.

Për më tepër, në shkrimin e saj thuhet se zyrtarët rusë kishin kërcënuar me pasoja diplomatike në rast të arrestimit të këtyre dy personave, shkruan “Free Europe”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles