Site icon Prishtinapress

Dy shpërthime të fuqishme dëgjohen në Bagdad, lëshohen edhe sirenat që paralajmërojnë rrezikun

Dy shpërthime shumë të fuqishme janë realizuar para pak minutave në Bagdada të Irakut.

Menjëherë pas kësaj janë aktivizuar edhe sirenat që paralajmërojnë rrezikun.

Raportohet se saktësisht raketat janë hedhur mbi të ashtuquajturën ‘Zona  e Gjelbër’.

Kjo vie një ditë pasi Irani sulmoi disa nga caqet amerikane. Nuk raportohet për ndonjë viktimë, por që shpërthimet janë dëgjuar nga larg, transmeton Indeksonline.

Zona e Gjelbër gjendet në territorin brenda Bagdatit, ku ndodhen Ambasada e ShBA-ve si dhe shteteve tjera perëndimore.

Sipas Reuters, arsyet e shpërthimit ende janë të panjohura por që besohet se bëhet fjalë për dy raketa. Në orët e para të mëngjesit dhjetëra raketa balistike ishin hedhur mbi dy baza ushtarake në Irak, ku gjendeshin ushtarët amerikanë.

https://twitter.com/eliteworld043/status/1215028768919584768

 

Lidhur me këto sulme përgjegjësinë e mori Garda Revulucionare e Iranit, duke deklaruar se sulmet ishin hakmarrje për vrasjen  komandantit të njësisë elitare iraniane Quds, Qassem Soleimani.

Sirenat pas shpërthimeve të fuqishme dëgjohen edhe në një video të publikuar së fundi në rrjetet sociale.

 

Exit mobile version