Site icon Prishtinapress

Dy prokurori në Kosovë për muaj të tërë pa kryeprokuror

Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, ende nuk kanë prokurorë.

Këto dy prokurori tash e 8 muaj janë vetëm me ushtrues detyre.

Prokuroria Speciale e Kosovës e Prokuroria Themelore në Prishtinë tash e 8 muaj nuk kanë kryeprokuror

Prokuroria Speciale e Kosovës e Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kohë që nuk kanë kryeprokuror.

Këto dy organe të ndjekjes tash e tre muaj udhëhiqen nga ushtrues detyre.

Ndërkohë, Këshilli Prokurorial, jo vetëm se ka hapur konkurs për këto dy pozita, edhe e kanë ndërruar rregulloren për zgjedhjen e kryeprokuroreve.

Mirëpo në krye të këtyre dy prokurorive nuk është zgjedhur ende askush.

E kryetari i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni, e arsyetoi vonesën e emërimit, duke thënë se janë duke i respektuar procedurat.

Mirëpo me sy kritik këtë proces po e shohin monitoruesit e sistemit të drejtësisë.

Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, e vlerësojnë si shumë shqetësuese faktin që Këshilli Prokurorial nuk po mundet ta përfundoj këtë proces.

Ehat Miftaraj shtoi se vonesa të tilla shkaktojnë mjaft probleme në menaxhimin e këtyre dy organeve të akuzës.

Sipas tij, kjo ndikon në kriteret që ka Kosova në proceset integruese.

Ndërkohë, në garë për kryeprokuror të Prokurorisë Speciale janë pesë kandidat.

Kurse për të parin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë janë 4 kandidat./t7/

Exit mobile version