3.6 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

spot_img

Dy oficerët e parë të FSK-së të diplomuar në SHBA, rrëfejnë përvojën katërvjeçare në “West Point”

Arilena Shala dhe Yll Dalladaku janë dy oficer të FSK-së që tashmë kanë diplomuar në “West Point” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Arilena në emisionin “Pasdite” në RTV Dukagjini thotë se pas procedurave të rekrutimit për katër vite janë shkolluar dhe trajnuar ushtarakisht në SHBA.

“Ka qenë një proces sfidues por edhe shpërblyes njëkohësisht. Pas kemi diplomuar para një muaji jemi kthyer me detyrë në FSK”.

Nga ana tjetër Ylli thotë se trajnimi i “West Point” është shumë sfidues pasi çdo ditë aty të gjenden pikat e dobëta personale por në fund mision kryesor i akademisë është se si të bëhesh një lider dhe ta menaxhosh grupin.

“Prioritizimi i gjërave të rëndësishme është një prej gjërave që kemi mësuar nga West Point”.

Ai thotë se rrugëtimi i tyre ka qenë si  çdo kadetë tjetër amerikanë dhe sigurisht se kanë krijuar shoqëri.

Arilena thotë se një gjeneratë në “West Point” ka rreth 1000 pjesëtarë ndërsa thotë se vetëm 15 prej tyre janë nga vende të huaja.

“Për shkak se ishim komunitet i vogël jo vetëm me yllin por edhe me të tjerët kemi qenë më të lidhur”.

Ylli tregon se si është një ditë e zakonshme trajnimi në “West Point”.

“Zgjimi ka qenë në ora 5:30. Atëherë kanë filluar ushtrimet e mëngjesit. Prej orës shtatë ka vazhduar mëngjesi. Nga ora 8:00 deri në ora 4:00 pasdite kemi pasur ligjërata në shkollë. Pas orës 4:00 si çdo kadetë e kemi pasur sportin tonë të preferuar që duhet të praktikonim”.

Ai tregon se në West Point ka mjaft ligjërata për ndërtimin e karakterit.

Një moment i veçantë për dy kadetët nga Kosova ka qenë defilimi para Presidentit Trump.

Arilena rrëfen këtë moment dhe ndjesinë që patën.

“Gëzimi im më i madh ka qenë kur kemi ecur në podium dhe secilit kadetë i thirret emri kur marrin diplomën dhe nderojnë Presidentin. Është karakteristike që kadetëve ndërkombëtarë u përmendet është shteti. Ne jemi ndier krenarë kur është përmendur Kosova para Presidentit Trump”, tha ndër të tjera Arilena Shala.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles