Dy ministra të AAK-së sot pranojnë detyrën zyrtare

0
14

Dy ministra të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi dhe Blerim Kuçi, sot do të pranojnë detyrën zyrtare në dikasteret përkatëse.

Në komunikatat zyrtare thuhet se Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, do të pranojë detyrën e re në ora 09:00, ndërsa Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, do të pranojë në ora 13:00.

Ndryshe, Qeveria Hoti u votua të mërkurën me 61 vota për, 24 kundër dhe 1 abstenim.

Në Qeverinë Hoti, Besnik Tahiri është zëvendëskryeministër i parë, Meliza Haradinaj ministre e Punëve të Jashtme, Selim Selimi është ministër i Drejtësisë, Blerim Kuçi ministër i Ekonomisë dhe Ambientit dhe Ramë Lika, ministër i Arsimit.