16.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Dy kosovarë në prova te skuadra angleze: Ëndrra po bëhet realitet!

Kosova ka shumë talent. Por, sigurisht shumica prej tyre të lindur dhe rritur jashtë Kosovës.

Dy të rinjë kosovarë kanë disa ditë që po provohen nga klubi i famshëm anglez, Leeds United. Që të dy luajnë në Suedi, dhe bëhet fjalë për Erion Sadikun (16-vjeçar nga ekipi i Bois Varberg) dhe Ardian Berishën (19-vjeçar nga ekipi i Halmstad).

IndeksOnline, ka kontaktuar me dy futbollistët – që presin shumë shpejtë të marrin përgjigje konkrete nga klubi anglez me traditë 99 vjeçare.

Erion Sadiku thotë se është i lumtur që ka larritur të jetë në prova te klubi i Leeds.

Unë mendoj se vet përjetimi për të qenë pjesë e Leeds është një ëndërr. Nëse transferona do të jetë e mrekullueshme. Unë do të vazhdoj të punoj fortë dhe të jap gjithçka për të arritur te synimet e mija dhe klubit”, ka thënë Sadiku për IndeksOnline.

“Idhulli im është Zlatan Ibrahimovic. Por, për pozicionin tim është Serigo Busquets që e shikoj vazhdimisht dhe mundona t’i arrijë sukseset e tij”, vazhdoi Sadiku.

Erioni edhe pse luan te shteti i tij, Suedia – në ëndërr ka Kosovën ose Shqipërinë.

“Unë kam qenë pjesë e grumbullimeve për moshën temë në Suedi dhe jam në listë prapë. Po do isha tepër i gëzuar nëse më ftojnë Kosovë apo Shqipëria”, tha Erioni për IndeksOnline.

Ardian Berisha, një tjetër futbollist kosovar – që ka simpati të madhe për Barcelonën, është marrëveshjes me Leeds.

“Pres një javë të vështirë dhe të mirë. Jam përgatit shumë mirë dhe jam i gatshëm për cdo sfidë. Kjo është një shans e mirë për mua dhe një hap i rëndësishëm i ëndrrave të mia”

“Nëse pranohem në Leeds do të jap maksimumin tim, ashtu sic kam bërë çdo ditë. Për të arritur në hapin tjetër duhet luftuar për çdo gjë”, ka thënë Berisha.

Berisha ka qenë pjesë e Kosovës, por edhe Suedisë – ai shpreson që të luaj për një shtet si Kosova ashtu edhe Shqipëria.

“Kam qenë pjesë e Kosovës dhe Suedisë. Nga Shqipëria nuk kam pasur kontakte dhe shpresoj të jem i ftuar sa më shpejtë për U21. Për mua është ëndërr të luaj për shtetin tim, Kosovën apo Shqipërinë”, vazhdoi Berisha.

Ëndrra e Berishës është të luaj në një ekip italian, dhe të fitoj trofe si një super futbollist.

Derisa pritet që nesër apo gjatë javës të merret një përgjigje definitive, menaxheri i dy futbollistëve Liridon Kelmendi është i kënaqur me mentalitetin profesional që kanë treguar gjatë javës Erioni dhe Ardiani.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles