Site icon Prishtinapress

Duket që ekziston dallimi midis bebeve të lindura në mënyrë natyrale dhe atyre me prerje cezariane

Është vërtetuar që bebet të cilat janë të lindura me prerje cezariane janë më pak inteligjente

Bebet të cilat janë të lindura në mënyrë natyrale kanë koeficient më të lartë inteligjence në krahasim me ato të lindura me prerje cezariane në terminin e “imponuar”, thonë shkencëtarët e Universitetit Yale, transmeton Telegrafi.

Shkaku është proteina UCP 2, e cila ndikon në inteligjencë, ndërkaq niveli i saj është më i lartë në trurin e fëmijëve të lindur në mënyrë natyrale apo i fëmijëve të lindur me prerje cezariane nëse lindja ka filluar në rrjedhën natyrale.

Nga kjo proteinë varet kujtesa afatshkurtër dhe afatgjatë e fëmijës, më vonë njeriut, gjë që është kyç për shkallën e inteligjencës.

Këto rezultate janë shumë të rëndësishme, sepse në decenien e fundit po ndodh një ekspansion i lindjeve me prerje cezariane, mirëpo jo për shkaqe shëndetësore, dhe te bebet të cilat nëpërmjet kontraktimeve kanë sinjalizuar që janë të gatshme të dalin në këtë botë, por shumica e nënave këtë operacion e kanë kuptuar si mundësi që ta caktojnë datën dhe kohën e lindjes së fëmijëve të tyre.

Gjinekologët kryesisht theksojnë që, kur shtatzëna të hyjë në muajin e nëntë dhe bebja është e formuar, është krejt njësoj se kur do të lindë dhe caktojnë prerjen cezariane sipas intuitës së tyre apo dëshirës së nënës së ardhshme.

Megjithatë, shkencëtarët tani kanë vërtetuar që kjo shprehet negativisht në inteligjencë dhe, nëse nuk ka arsye shëndetësore, do të duhej gjithmonë të priteshin kontraktimet natyrale.

Exit mobile version