6.4 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

spot_img

Duda Balje thotë se peticioni për bashkimin e Mitrovicës nuk ka arritur në Komision

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, Duda Balje, ka thënë se peticioni për bashkimin e Mitrovicës nuk ka arritur në këtë Komision.

Duda Balje, kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ka thënë se peticioni për bashkimin e Mitrovicës akoma nuk ka arritur në këtë Komision.

Sipas saj, kreu i Mitrovicës, Agim Bahtiri peticionin e ka dërguar direkt të Kryesia e Kuvendit.

Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, Balje ka shkruar se kjo është arsyeja përse Komisioni nuk e ka shqyrtuar këtë peticion.

“Nëse vjen në Komisionin tonë unë si kryetare dhe gjithë anëtarët do ta shqyrtojmë në mënyrë të përgjegjshme, sepse është e drejtë e qytetarëve me vullnet te tyre ne do te mbështesim iniciativën e tyre për Bashkimin e Mitrovicës”, ka shkruar ndër të tjera Balje.

Postimi i plotë i Baljes pa ndërhyrje:

Të nderuar

Peticioni për Bashkimin e Mitrovicës, ne si Komision për Drejtat e Njeriut nuk e kemi marrë, kryetari i Mitrovicës e ka dërguar direkt te kryesia e Kuvendit.

Kjo është arsya që Ne në komsionin nuk kemi pasur çka me shqyrtu.

Nese vjen ne Komisionin tonë unë si kryetare dhe gjithë anëtarët do ta shyqrtojmë në menyrë të përgjegjshme, sepse është e drejtë e qytetarëve me vullnet te tyre ne do te mbështesim iniciativën e tyre për Bashkimin e Mitrovicës.

P.s

Luten mediet që të pasqyrojnë realisht punën e komisionit. I falenderoj per përcjelljen e vazhdueshme te punes se komisionit.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles