Site icon Prishtinapress

“Dua të t’harroj” – balada rikthyese e Alban Mehmetit

Artisti njohur shqiptar, Alban Mehmeti, është rikthyer pas një kohe të gjatë me projekt të ri muzikor.

“Dua të t’harroj” mban titullin balada që ka sjell, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Tekstin dhe muzikën e ka realizuar Valon Biba, kurse për orkestrimin është përkujdesur Doan Mulla.

Alban Mehmeti (Foto: YouTube)

Videoja i është besuar ‘Urban Graphics’ dhe tashmë gjendet e lansuar në kanalin e tij në YouTube.

Ky njëherësh është projekti rikthyes i Mehmetit, i cili prej vitesh ka qenë më pasiv ndërsa së fundmi për shkak të situatës së krijuar me coronavirus.

Alban Mehmeti - Dua te t'harroj

Ai prej më shumë se një viti po ashtu nuk ka qenë aktiv me ndonjë mbrëmje apo aheng muzikor duke zbatuar masat ndaj COVID-19.

Exit mobile version