Site icon Prishtinapress

Droni shfaqet përsëri në skenë, kësaj radhe në derbin më të zjarrtë turk

Galatasaray dhe Fenerbahce kanë luajtur baras 0-0 në kuadër të javës së tretë në Turqi

Ky derbi është më i madhi në Turqi dhe kësaj radhe munguan tifozët që i japin hijeshi edhe më shumë.

Ndeshja u luajt pa shikues, shkaku i pandemisë së Covid-19, por në minutën e gjashtë një flakadan u fut me dron nga qelli nga ana e tifozëve.

Kjo bëri që ndeshja të ndalej për pak minuta dhe të vazhdonte më pas, ku në fund dy skuadrat u desh të pajtoheshin me nga një pikë.

Exit mobile version