Site icon Prishtinapress

Driton Kuka zbulon se çka fitoi Kosova me pjesëmarrjen në Botërorin e Bakus

Distria Krasniqi, Akil dhe Nora Gjakova nuk arritën medalje në Botërorin e xhudos që u zhvillua në Baku, megjithatë, fituan pikë olimpikë, që u ndihmojnë për të fituar normën olimpike. Loriana Kuka garoi sot dhe u eliminua në rrethin e parë.

Në përgjithësi, Nora shënoi dy fitore ndaj: Iraoui (Maroko) dhe Gnetto (Francë).

Vëllai i Norës, Akili, në një konkurrencë tejet të fortë prej 82 garuesve, hyri në 16 më të mirët në kategorinë -73 kilogramë, gjë që vlerësohet sukses.

Akil Gjakova mposhti Mendes dhe Ungvarin, për t’u ndalur në 1/8 e finales nga Smagulov i Kazakistanit.

kili fitoi 320 pikë olimpike.

Të enjten Distria Krasniqi u ndal në luftën e dytë nga Daria Bilodid e Ukrainës, e cila fitoi medaljen e artë në kategorinë -48 kilogramë.

Në këtë ngjarje të madhe nuk mori pjesë krenaria e kombit shqiptar, kampionia olimpike Majlinda Kelmendi.

Trajneri Driton Kuka ka reaguar në rrjetin social Facebook në shkrimin origjinal që mund ta lexoni më poshtë.

Ja çka shkruan Driton Kuka:

U fituan Pikë Olimpike dhe sigurt po shkojmë drejt Olimpiadës ku do kemi 4-5 Norma Olimpike,

Një plasman në vendin e 7 për Noren e vendi 9 për Akilin përderisa Disi e Lori nuk patën plasman.

Pak fati por më shumë përgjegjësia tek të gjithë ne për arritje më të madhe nga kjo garë!

Do analizojmë mirë çdo detal si e çka dhe do veprojmë.

Plasmani i Nores në Botëror është deri tash i vetmi në Sporte Olimpike në të gjitha sportet e shtetit tonë për vitin 2018,edhe pse jo i kënaqshem për ne!

Po dua që në Kosovën tonë të mësohemi të paraqesim sukseset por edhe mosukseset,të jenë publike gjithmonë në funksion të ecjes përpara në avancimin e sportit.

Të ikim pak nga rezultatet që skanë vlerë duke i quajtur”historike”.

Exit mobile version