3.6 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

spot_img

Drejtori i Trafikut Urban: Sot do të ketë më shumë kontrolle në autobusë, luten qytetarët t’i respektojnë rregullat

Drejtori i Trafikut Urban, Lulzim Rexhepaj ka folur për disa nga rregullat që duhet të repektohen gjatë udhëtimit me autobusët e trafikut urban në Prishtinë, të cilët që nga e hëna e 18 majit kanë filluar të punojnë, pas fazës së dytë të lehtësimit të masave të marra nga Ministria e Shëndetësisë kundër pandemisë COVID-19.

Rexhepaj tha se gjatë ditës së sotme do të ketë më shumë kontrolle nëpër autobusë dhe shpreson se nuk do të hasin në vështirësi.

“Sot e kemi përforëcuar edhe kontrollin që tu vijmë në ndihmë edhe shoferit e kondukterit. Do të mundohemi që të mos i  lejojmë qytetarët të hyjnë pa maska në autobus dhe t’i japim mbështje stafit të autobusit. Në rast se nuk do të ja dalim ne, do të kërkojmë edhe ndihmën e policisë. Por, besoj se nuk do të kemi më raste, sot jemi optimistë që të ecë mbarë”, tha Rexhepaj, përcjellë Telegrafi.

Ai shtoi se në aspektin ekonomik nuk është e e leverdisshme që të qarkullojë, por është nevoja e qytetarëve ajo që e bën të domosdoshme qarkullimin e autobusëve, ndërkaq tha se gjatë ditës së djeshme kanë hasur vështirësi në dy linja, pasi udhëtarët nuk i kanë respektuar rregullat.

“Patëm dy raste në linjën 1 dhe 3, disa udhëtarë të pasjellshëm, nëse mund t’i quajmë ashtu, kishin tentuar të hyjnë në autobus pa maska dhe duke mos respektuar për të mos hyrë në autobus pasi janë mbushur vendet, sepse është numri i kufizuar pra vetëm 20 persona mund të hyjnë në autobus, pastaj mbyllet dera dhe udhëtarët duhet të presin autobusin tjetër”, tha Rexhepaj në “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini.

Rexhepaj tha se maskat janë obligative për udhëtarët që duan të udhëtojnë me trafikun urban, ndërsa dorëzat jo.

“Maskat i kemi bërë obligative, kurse dorëzat mund edhe të mos përdoren për shkak se kemi vendosur dezinfektues në hyrje të autobusit. Është normative edhe dorëzat, por nëse nuk ju kanë qëlluar, nuk do të bëhet problem. Gjithashtu maska duhet të mbuloj hyndën dhe gojën”, tha drejtori i Trafikut Urban.

Megjithatë, në disa nga fshatrat e Prishtinës, të cilat mbulohen nga operatorët privat, që nuk janë pra pjesë e ndërmarrjes publike, nuk janë duke funksionuar linjat e autobusëve.

“Linjat që mbulohen nga ndërmarrja publike, Tafiku Urban, janë duke funksionuar, ndërkaq linjat që menaxhohen privat jam në dijeni që nuk kanë dalur për shkak se nuk kanë leverdi dhe i mirëkuptojmë…”, tha Rexhepaj.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të repsketojë masat, të respektojnë edhe shenjat kur stafi i autobusit të jep shenjë që është përmbushur numri i caktuar ii udhëtarëve dhe tha se çdo natë autobusët dezinfektohen dhe pastrohen.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles