Site icon Prishtinapress

Drejtori i PTK’së: Nëse Z-Mobile merr 30 milionë eurot, punëtorët mbesin pa paga (Video)

Në emisionin Komiteti që transmetohet në RTV Dukagjini, drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, ka folur për pasojat që do të ketë kjo ndërmarrje publike pas humbjes së rastit në Gjykatën e Arbitrazhit, ku u dënua me 30 milionë euro për shkak të mospërmbushjes së kontratës me operatorin Z-Mobile.

Ai ka treguar për herë të parë detaje rreth kësaj kontrate, të cilat ndikuan që Telekomi të humb rastin në Gjykatën e Arbitrazhit.

Mustafa, më tej, ka bërë të ditur se si do të ndikojë te kjo ndërmarrje publike humbja e më shumë se 30 milionëve.

Për më shumë detaje ndiqeni videon e mëposhtme:

Exit mobile version