Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sapo ka arritur në aeroportin ‘Adem Jashari’.
Familjarë, miq dhe simpatizantë të shumtë kanë dal në pritje të Haradinajt, raporton lajmi.net.
Haradinaj u lirua sot nga Gjykata e Apelit në Comlar të Francës. Ai u arrestua më 4 janar nga autoritetet franceze me urdhërarrest të Serbisë.
Serbia po e akuzon për krime lufte në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.
Nga aeroporti Haradinaj do niset drejt sheshit ‘Zahir Pajaziti’, ku do të ju drejtohet qytetarëve me një fjalë rasti.