Site icon Prishtinapress

Dramatizohet takimi në SHBA, Enver Hoxhaj thotë se atje shkohet për nënshkrim të marrëveshjes

Pas lajmit se presidenti Trump mund të jetë pjesë e takimit të Washingtonit, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj tha se gjithçka është e kryer.

Sipas tij në Washngton po shkohet vetëm për nënshkrim të marëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

“Shkojnë për me e nënshkru marrëveshjen, është e kryer”, tha ai për Blic.

Gjatë ditës së djeshme u tha se takimi i 2 shtatorit mund të shtyhet dhe se pjesë e tij mund të jetë edhe Presidenti Trump.

Besohet se takimi do të mbahet me 4 shtator.

 

Exit mobile version