Site icon Prishtinapress

Dosja e Prokurorisë për kontrabandën e naftës nga Serbia në Kosovë

Seanca gjyqësore në rastin e tetëmbëdhjetë të akuzuarve për kontrabandimin e naftës nga Serbia, shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore dhe armëmbajtje pa leje ka dështuar të mbahet sot në Gjykatën e Mitrovicës.

Prokuroria Speciale e Kosovës akuzon Besim Zeqirin dhe Ismet Zeqirin se në fillim të vitit 2012 kanë themeluar grupin kriminal që e kreu kontrabandën.

Për të njëjtën vepër akuzohen edhe Agron Zymeri, Gentrit Zymeri, Canabeg Hyseni, Ali Muzliukaj, Liridon Hyseni, Ridvan Avdiu, Besnik Istrefi dhe Azem Islami.

Prokuroria Speciale e Kosovës akuzon Besim Zeqirin dhe Ismet Zeqirin se në fillim të vitit 2012 kanë themeluar grupin kriminal me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore financiare.

Sipas Prokurorisë, këta të akuzuar nga Serbia dhe Mitrovica e Veriut kanë sjellë në mënyrë ilegale në vazhdimësi mallra të kontrabanduara si derivate të naftës, vajra motorike etj.

Në aktakuzë thuhet se në periudhën kohore qershor-dhjetor 2014, të akuzuarit me të gjithë pjesëtarët e grupit nga Serbia në Kosovë kanë bërë kontrabandimin e 52 ngarkesave me derivate të naftës, 2 ngarkesave me vaj hidrol dhe 3 ngarkesave me nitro-tretës.

Sipas aktakuzës, këto mallra më pas janë shpërndarë nëpër qytete të ndryshme të Kosovës me qëllim që të akuzuarit vetes apo personit tjetër t’i sjellin dobi pasurore, duke bërë shmangien nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore në shumën prej 30,000.00 eurove.

Për këto veprime të akuzuarit ngarkohen se kanë kryer veprën penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal, lidhur me veprat penale kontrabandim i mallrave, tregtia e ndaluar dhe shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore.

Për të njëjtën vepër akuzohen edhe Agron Zymeri, Gentrit Zymeri, Canabeg Hyseni, Ali Muzliukaj, Liridon Hyseni, Ridvan Avdiu, Besnik Istrefi dhe Azem Islami.

Po ashtu edhe të pandehurit Xhevat Spahija, Shkëlqim Jusaj, Selami Morina, Sabri Hasani, Burim Hasani, Nexhat Mazreku, Demë Lokaj, Alban Nikçi, Fadil Çollaku dhe Albion Lokaj akuzohen se kanë kryer veprën penale pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal lidhur me veprat penale -kontrabandim i mallrave dhe shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore.

Gjithashtu, gjatë kontrollimit të shtëpive të të pandehurve Agron dhe Gentrit Zymeri, Ismet Zeqiri, Canabeg Hyseni, Azem Islami, Fadil Çollaku, Demë Lokaj dhe Alban Nikçi Policia ka gjetur dhe ka konfiskuar armë.

Me këtë këta të akuzuar kanë kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve.

Arsye e mos mbajtjes ishte mungesa e të pandehurit Agron Zymeri,  i cili e ka informuar Gjykatën me raportin mjekësor të datës 3 mars të lëshuar nga Instituti i Mjekësisë se Punës në Obiliq se nuk është mirë me shëndet.

Kurse mbrojtësi i tij, avokati Skender Musa nuk e ka arsyetuar mungesën.

Nën këto kushte kryetari i trupit gjykues Beqir Halili e ka shtyer seancën e sotme, ndërsa seancën e radhës e ka caktuar me 12 mars.

Gjithashtu gjykatësi Halili ka njoftuar se ndaj të akuzuarit Agron Zymeri do të lëshohet urdhër arrest.

 

Exit mobile version