8.7 C
New York
Thursday, November 21, 2024

Buy now

spot_img

Dorëzohet Mustafa – kërkon heqjen e demarkacionit si kusht për liberalizim vizash

Ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, është cilësuar si kriter i tepërt për liberalizimin e vizave për kosovarët nga kryeministri Isa Mustafa.

Ai tha se këtë ua ka bërë me dije edhe përfaqësuesve të vendeve të BE-së gjatë kongresit të Partive Popullore Evropiane në Maltë, raporton KTV.

Ndërsa ka kërkuar që ky kriter të modifikohet dhe të mundësohet që kosovarët fillimisht të lëvizin lirshëm e më pas të zgjidhin çështjen e demarkacionit.

E megjithëse nuk ka saktësuar ndonjë datë, Mustafa ka shtuar se janë duke i kryer përgatitjet dhe pas rishqyrtimit në Qeveri, projektligji për demarkacionin do të kthehet për votim në Kuvend.

I pari i ekzekutivit e ka paralajmëruar ministrin Dalibor Jevtiq se nëse nuk jep dorëheqje, do të shkarkohet, për shkak të hetimeve të nisura ndaj tij.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles