Site icon Prishtinapress

“Dorëheqjet në VV kanë për qëllim ta detyrojnë Kurtin të tërhiqet nga gara për kryetar”

Analisti politik, Jusuf Thaçi, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se dorëheqjet e zyrtarëve të lartë të Vetëvendosjes, përfshirë edhe kryetarin, Visar Ymeri, kanë për qëllim që ta zmbrapsin, Albin Kurtin, nga synimi i tij për t’u bërë kryetar i Lëvizjes, njofton Klan Kosova.

Sipas Thaçit, dorëheqjet janë të sinkronizuara.

“Dorëheqjet e njëpasnjëshme nga pozitat e larta brendapartiake të funksionarëve të lartë të LVV-së duket qartë se janë të sinkronizuara dhe kanë për qëllim ta detyrojnë Albin Kurtin të tërhiqet nga gara për kryetar të LVV-së, në emër të ruajtjes së unitetit të LVV-së”, shkruan Thaçi në Facebook.

“Ata që besojnë dhe bëjnë thirrje që Albini duhet të tërhiqet nga gara për kryetar të LVV-së për hir të ruajtjes së unitetit të LVV-së, e kanë një huqje të madhe. Të tillët po kërkojnë të sakrifikohet një parim dhe e drejtë themeltare e demokracisë, siç është e drejta për t’u zgjedhur, vetëm e vetëm për hir të ruajtjes së unitetit të partisë”.

“Të tillët duhet ta dinë se ta bësh kurban demokracinë për hir të interesit të partisë, kjo e shndërron partinë si qëllim në vetvete. E në momentin që LVV e shndërron veten si qëllim në vetvete, atëherë nuk i duhet më gjë Kosovës, parti të tilla kemi mjaft në Kosovë”.

“Prandaj Albini nuk mund dhe nuk bën të tërhiqet nga gara për kryetar të LVV-së”.

Exit mobile version