Site icon Prishtinapress

Donika Kadaj mungon në interpelancën e Kryeministrit të cilën e thirri vetë

​Interpelanca e kryeministrit, Isa Mustafa e thirrur nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika – Kadaj Bujupi është shtyrë me kërkesë të shefit të Grupit Parlamentar të LVV-së, Glauk Konjufca.

Sipas Konjufcës, kjo interpelancë shtyhet pasi që deputetja Bujupi është në një udhëtim zyrtar në Budapest.

Ndryshe, edhe javën e kaluar është shtyrë interpelanca e Mustafës për shkak se ky i fundit një udhëtim zyrtar.

Edhe interpelanca e Ministrit Blerand Stavileci është shtyrë se ministri nuk është i pranishëm në seancë.

Exit mobile version