Site icon Prishtinapress

Donika Gërvalla para Këshillit të Sigurimit: Babain ma ka vrarë regjimi i Beogradit, pavarësia e Kosovës është punë e kryer

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, duke iu kundërpërgjigjur kryediplomatit serb Nikola Selakoviq në mbledhjen e sotme të KS të OKB, ka thënë se Kosova e pavarur është projekt i përmbyllur.

“Pavarësia e Kosovës është punë e kryer dhe do të ishte mirë për Serbinë sa më parë që e pranon këtë”, është shprehur Gërvalla, duke u përgjigjur në fjalimin e ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, i cili ka thënë se ka thënë se “projekti i Republikës së Kosovës po shkon drejt dështimit”.

Na fjalën e saj Gërvalla para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit ka numëruar të bëmat e Serbisë fashiste mbi shqiptarët, ndërkaq ka përmendur edhe vrasjen e babait të saj, Jusuf Gërvalla.

“Baba im është vrarë nga regjimi i Beogradit në tokë të huaj, në Gjermani. Fëmijëve të mi u them se nuk ka të bëjë me serbët por Serbia duhet ta bëjë dallimin – duhet t’i sjellë kriminelët e luftës para drejtësisë”, tha Gërvalla, përcjell Klan Kosova.

“Kemi gjithë interesimin për të normalizuar marrëdhënien me Serbinë. Kemi interesimin për perspektivën evropiane dhe jo atë të mesjetës. Jemi vend i vogël por i posaçëm. Jemi të vegjël por qëndrojmë drejt. Kemi miq të besueshëm dhe jemi të besueshëm për ta”, tha ajo.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, në mbledhjen e sotme të KS të OKB tha se “Projekti i Kosovës së pavarur është duke shkuar drejt dështimit sepse deri tash nuk është e njohur nga gjysma e vendeve anëtare të OKB-së dhe po ashtu nga pesë vende anëtare të BE-së”.

“Kryeministri aktual në Prishtinë vazhdimit ka kërcënuar me bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë në të kaluarën. Këto ide janë kërcënim apo shkelje të Rezolutës 1244 dhe kërcënojnë tërë rajonin. Kemi demonstruar vazhdimisht përkushtimin tonë për dialog si mënyrën e vetme për zgjidhje paqësore dhe edhe sot pas shumë vitesh të negocimit dhe lëvizjeve unilaterale të Prishtinës, prapë jemi të gatshëm që të ulemi në tavolinë”, tha ministri serb.

Exit mobile version