Site icon Prishtinapress

Dolën në tarracë për t’i duartrokitur për punën e palodhshme në luftën kundër coronavirusit, infermierja spanjolle nuk mund të ndal lotët nga emocionet

Qytetarët e Spanjës gjatë vikendit kanë dalë nëpër tarraca dhe dritare në ora 22:00, për t’i duartrokitur të gjithë punonjësit shëndetësor që janë duke bërë një punë të mrekullueshme në vendin e tyre.

Me këtë kanë dashur të shprehin falënderimet dhe përkrahjen për punën e tyre të palodhshme në luftimin e epidemisë së coronavirusit. Tani në rrjetet sociale është shfaqur një video ku ato falënderime u kthehen, transmeton Telegrafi.

Një numër i madh i qytetarëve kanë dalë nëpër ballkone dhe dritare, për t’i duartrokitur mjekët dhe infermierët që vazhdimisht po kujdesen për pacientët dhe po bëjnë të pamundurën që ata të shërohen sa më shpejtë.

Pamjet e filmuara në Spanjë po bëjnë xhiron e botës, e përkrahja për mjekët dhe infermierët po vjen nga të gjitha anët e botës.

E ky gjest ka prekur thellë në zemër punonjësit shëndetësor, kurse në rrjetet sociale është shfaqur videoja e një gruaje e veshur me uniformën e infermieres, e cila nuk mund të ndalë lotët derisa falënderon qytetarët për përkrahjen që po i japin.

Derisa i rridhnin lotët nëpër faqe, ajo tha se kjo ka ndikuar shumë te ajo dhe ka falënderon të gjithë ata që po e përkrahin atë dhe kolegët e saj. Madje thotë se do të vazhdojë të luftojë për të gjithë ata që kanë nevojë për kujdes.

Exit mobile version