Site icon Prishtinapress

Dokumenti që tregon gënjeshtrën e madhe të Qeverisë Kurti

Me vendimi e ri të Qeverisë në detyrë, Mentor Hyseni dikur kandidat për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, është vendosur në pozitën e kryesuesit të kompanisë Rajonale Ujësjellësi në “Prishtinë”, ndërsa Artan Dermaku, anëtar i Vetëvendosjes është zgjedhur anëtar Bordit të ndërmarrjes publike “Hekurudhat e Kosovës”.

E vetmja nga Qeveria që u mundua të ofrojë sqarime për këto emërime është Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari e cila ndër të tjera punësimin e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në ndërmarrjet publike e arsyetoi me faktin se ata janë të përkohshëm dhe se siç tha ajo nuk vjedhin, shkruan Reporteri.

Mirëpo, Kryeministri tashmë në detyrë, Albin Kurti para zgjedhjeve ndërkohë që po bënte fushatë, votën e qytetarëve e kishte kërkuar me zotimin se nën qeverisjen e tij ndërmarrjet publike do të çkapen nga nepotizmi dhe politizimi i bordeve.

Për të mos mbetur vetëm fjalë, Kurti kishte nënshkruar edhe një dokument të “Zotimeve për Qeverisje të Mirë”, një deklaratë kjo e organizatës “Demokracia Plus”, ku ndër të tjera ishte zotuar se gjatë qeverisjes së tij “do të ketë depolitizim të anëtarëve të bordeve dhe agjencioneve dhe ndërmarrjeve publike”.

Exit mobile version