21.9 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Dokumenti i deklasifikuar i CIA-s: Berisha e njeh Kosovën si entitet autonom brenda Serbisë (foto)

Ishte mesi i viteve ‘90 dhe në Kosovë po përgatitej nga Millosheviqi një nga masakrat më të përgjakshme.

Është interesant të njihet ky dokument sekret i Shtëpisë së Bardhë i para 26 viteve, ku bëhet fjalë për qëndrimin e Shqipërisë ndaj statusit të Kosovës.

Në këtë dokument flitet për një takim të ish-presidentit amerikan Bill Klinton me ish-presidentin e Shqipërisë, Sali Berisha.

Edhe sipas këtij dokumenti, dëshmohet se Sali Berisha kishte deklaruar se njihte autonominë e Kosovës brenda Serbisë, ndërsa të tjerët, përfshi edhe Kryeministrin Aleksandër Meksi, flisnin për pavarësi të Kosovës.

Ja çfarë thotë dokumenti i deklasifikuar i CIA-s:

Marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë (FYROM) Serbia: Shqipëria dhe Serbia janë të përfaqësuar në secilin nga kryeqytetet e tyre nga një i ngarkuar me punë. Çështja e Kosovës dominon marrëdhëniet e Shqipërisë me RFJ (Republikën Federative të Jugosllavisë. Shqipëria është i vetmi vend që njeh “Republikën e Kosovës” deklaruar nga përfaqësuesit e shumicës së shqiptarëve etnikë në këtë ish-krahinë autonome serbe.

Megjithatë, Qeveria e Shqipërisë ka disa paqartësi në njohjen e saj. Berisha ka deklaruar se Shqipëria e njeh Kosovën si një entitet autonom brenda Serbisë. Të tjerët, përfshi Kryeministrin Meksi, kanë folur për pavarësinë e saj. Në gusht, pas risistemimit të disa serbëve të Krajinës në Kosovë, ministri i Jashtëm Serreqi i shkroi Sekretarit të Shtetit duke theksuar se Qeveria e Shqipërisë “nuk do të jetë indiferente dhe nuk do të mbajë një qëndrim pasiv” në rast të një përhapjeje të mundshme të konfliktit në Kosovë. Megjithëse Shqipëria mund të bëjë fare pak për të ndihmuar Kosovën ushtarakisht kundër serbëve, ajo mund të japë armë dhe inkurajim në rast konflikti.

Ajo është krejtësisht e papërgatitur për një dyndje të mundshme të qindra mijëra refugjatësh. Shqipëria ka hapur objektet e saj ushtarake për përdorim nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO, ndërsa i frikësohet reprezaljeve të mundshme nga Beogradi për këtë bashkëpunim.

FYROM: Shqipëria dhe Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë kanë marrëdhënie të plota diplomatike. Marrëdhëniet midis dy vendeve priren të prishen ose të qetësohen në varësi të ngjarjeve që prekin shqiptarët etnikë në Maqedoni.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles