Site icon Prishtinapress

Dogana e Kosovës merr në takimin e Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave

Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës Bahri Berisha me bashkëpunëtor dhe mbështetur nga përfaqësues të Ministrisë së Jashtme dhe Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bruksel, është duke marr pjesë në takimin e Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave, sesionet 133-134 të Këshillit, organi më i lartë i OBD për vendimmarrje.

Dogana e Kosovës, mori pjesë në punimet që u zhvilluan në kuadër të të Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave, ndërsa pjesëmarrës ishin 183 shtete anëtare. Ky është sesioni i 6-të i OBD në të cilin Republika e Kosovës po merr pjesë që nga anëtarësimi më 25 janar 2017.

Në këtë sesion u mbajtën zgjedhjet për pozitën e Kryesuesit të Këshillit si dhe Drejtorët e Sekretariatit të OBD, ku Dogana e Kosovës mori pjesë në procesin zgjedhor. Në këtë sesion u diskutuan zhvillimet e procesit të rishikimit të Konventës se Kyotos, ndërtimi i kapaciteteve, programet për lehtësim të tregtisë që do të i ofrohen shteteve anëtare, sigurinë globale, bashkëpunimi me Bankën Botërore dhe çështje tjera te rëndësishme në fushëveprim doganor. Dogana e Kosovës, që nga anëtarësimi në OBD ka përfituar përveç në zhvillimin e kapaciteteve të brendshme përmes aktiviteteve të drejtpërdrejta nga ekspertë të OBD, gjithashtu ka arritur që vetëm vitin e fundit të akreditoj dy zyrtarë doganor si ekspert të akredituar të OBD për çështje të luftimit të tregtisë së jashtëligjshme.

Dogana e Kosovës është e përkushtuar të angazhohet fuqishëm në adaptimin dhe zbatimin e procedurave dhe sistemeve më të avancuara të OBD, me qëllim të përmirësimit të mëtejshëm të performancës së saj. Dogana e Kosovës falënderon Ministrinë e Jashtme, Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel dhe gjithë partnerët ndërkombëtar për mbështetjen në mbarëvajtjen e punimeve.

Exit mobile version