Site icon Prishtinapress

Djali i kryetarit të Fushë Kosovës bëhet sekretar në ministrinë e Goran Rakiq

Trim Berisha, djali i kryetarit të komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha,  është caktuar zëvendësues i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Pushetetit Lokal.

IndeksOnline ka siguruar dokumentin e vendimit që shpërfaqë edhe një rast të nepotizmit në institucionet qendrore.

Ky vendim është nënshkruar edhe nga zëvendëskryeministri dhe Ministri i Pushtetit Lokal, Goran Rakiq.

Trim Berisha dyshohet se është duke u hetuar nga Agjencia anti korrupsion.

IndeksOnline ka tentuar të kontaktoj me kryetarin e Fushë Kosovës, Burim Berisha, për të pyetur për këtë çështje por nuk ka qenë i çasshëm.

Exit mobile version