Site icon Prishtinapress

Dita e 5-të e protestës, policia në Krujë postblloqe për të kontrolluar të rinjtë e nisur drejt Tiranës

Forcat e komisariatit te Krujës, në bashkëpunim me ato të qarkullimit rrugor, kanë ngritur një postbllok në aksin e rrugës Fushë Krujë – Vorë.

Postblloku është ngritur me qëllim kontrollin e personave që udhëtojnë në kryeqytet, kryesisht ata të moshave të reja.

Nga disa të dhëna në rrugë operative, dyshohet se udhëtojnë në drejtim të Tiranës në protestë persona me sende të palejueshme, ndaj dhe policia e Krujës ka vendosur një postbllok me efektivë nga forcat e rendit, të policisë kriminale, me qellim parandalimin e elementëve të dyshuar.

Exit mobile version