Site icon Prishtinapress

Dita botërore kundër duhanit

Më 31 maj shënohet Dita Botërore Kundër Duhanit dhe në të gjithë botën organizohen aktivitete ndërgjegjësuese kundër pirjes së duhanit.

Kjo ditë është shpallur nga vendet anëtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ku në vitin 1987, këto vende, u përpoqën të sensibilizojnë opinionin mbi dëmet dhe rreziqet e duhanit dhe të inkurajojnë reduktimin e prodhimit dhe konsumit të duhanit.

Sipas OBSH-së më shumë se tetë milionë njerëz vdesin çdo vit për shkak të përdorimit të duhanit. Shtatë milionë prej këtyre vdekjeve shkaktohen nga përdorimi i drejtpërdrejtë i duhanit, ndërsa 1,2 milionë janë persona që nuk e përdorin duhanin, por vdesin për shkak se janë përdorues pasiv të tij.

OBSH tërheq vëmendjen se çdo vit rreth 65000 fëmijë në mbarë botën humbin jetën nga shqetësimet në rrugët e frymëmarrjes si pasojë e pirjes së duhanit në familje dhe të cilët përballen me pirjen pasive.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot prej orës 10:00 shënon këtë ditë.

Ndërsa, SHFMU “Akademia Ora” dhe OJQ “Human Care” do të realizojnë hulumtim mbi zbatushmërinë e ligjit për duhanin.

Exit mobile version