13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Diplomati austriak thotë se bombardimet e NATO-s ishin jo ligjore

Sot u shënua 20 vjetori i bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë.

Dëshmi i marrëveshjes së Rambujesë që si rrjedhojë pati bombardimin e forcave ushtarake serbe prezente në Kosovë, vlerësohet si veprimi që ndali njëherë e përgjithmonë gjenocidin ndaj shqiptarëve, shkruan lajmi.net.

Por krejtësisht kështu nuk po e vlerëson diplomati austriak, Ëolfgang Petrisch.

Sipas tij, shikuar nga aspekti ligjor, bombardimet e NATO-s në Kosovë ishin ilegale.

Kjo pasi që sipas tij, një marrëveshje ushtarake nuk ishte pjesë e negociatave në Rambuje.

“Problemi i Kosovës është i gjatë dhe nuk starton në 1989-tën me Millosheviqin. Ky starton shumë më herët, që nga vdekja e Titos, kur u organizuan protesta në Prishtinë, që çuan në konflikt të mëvonshëm”, tha ai sot.

“Në Rambuje nuk ka pasur diskutime dhe nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes pjesa ushtareke. Ka qenë e pamundur që për këtë të diskutohet me Qeverinë e shqiptarëve”,  thotë ai.

Siç shprehet Petrisch, është gabim të mendohet se se ka pasur negociata edhe për planin ushtarak, që quhet “Aneksi B’.

“Formulat e Aneksit B janë marrë nga Marrëveshja e Dejtonit e nënshkruar nga Millosheviqi në vitin 1995. Kjo nuk nënkupton se NATO kishte tendencë të okuponte Jugosllavinë”, tha më tutje ai.

20 vjetori i bombardimeve të NATO-s në Kosovë u përkujtua sot nga të gjithë liderët shtetërorë shqiptarë.

Të gjithë njëzëri  thanë se ky ishte fundi i gjenocidit serb në Kosovë dhe pikënisja e pavarësisë së vendit.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles