Site icon Prishtinapress

Digjen pyjet në bjeshkët e Lybeniqit, autoritetet nuk veprojnë

Që nga dita e djeshme një zjarr i madh ka përfshirë bjeshkët e Lybeniqit të Pejës.

Pishat në majën e Lybeniqit po shkatërrohen më të madhe nga zjarri derisa autoritetet ende nuk kanë ndërmarrë kurrfarë masash për shuarjen e zjarrit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se zjarri është raportuar të dielën në orën 16:00 nga një qytetar ndërsa ende nuk është shuar

Policia së fundi ka raportuar për shumë raste të zjarrvënieve ndërsa ka apeluar tek qytetarët që të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura pasi që zjarri po përhapet.

“Duke parë kushtet klimatike (erëra që fryjnë) dhe gjendjen e bimësisë (e thatë dhe e lehtë për t’u djegur), Policia e Kosovës kërkon dhe apelon nga të gjithë qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos ndezin zjarre në natyrë. Zjarrvënia është vepër penale, Policia e Kosovës do të hetojë të gjitha këto raste dhe ndaj kryerësve të këtyre veprave kundërligjore do të ndërmarrë masa dhe të gjitha lëndët do të procedohen tek organet e drejtësisë”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka raportuar se kanë ndodhur shtatë raste të zjarrvënies në gjithë territorin e vendit

 

 

Exit mobile version