Site icon Prishtinapress

Dialogun Kosovë-Serbi tani pritet ta drejtojë kundërshtuesi më i madh i Pavarësisë së Kosovës

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, zyrtarisht ia ka dorëzuar detyrën e saj Josep Borrell, i cili ishte nominuar si pasardhës i Mogherinit, shkruan IndeksOnline.

Mogherini përmes “Twitterit” ka thënë se tashmë ajo po e lë detyrën e saj në duar të sigurta.

“Mandati im po përfundon pas pesë vjetësh punë intensive. Faleminderit të gjithë atyre që kanë kontribuar për ta bërë Bashkimin Evropian një partner të besueshëm, shtyllë të multilaterizmit dhe një mbrojtës të palëkundur të të drejtave të njeriut. Unë po e lë zyrën time në duart e sigurta të Josep Borell. Urojani atij më të mirën”, ka shkruar Mogherini.

Frederica Mogherini kishte shërbyer për shumë vite si ndërmjetësuese e dialogut Kosovë-Serbi, duke pasur si tendencë normalizimin e mardhënieve mes dy shteteve.

Pas disa përpjekjeve, uljes së përbashkët në një tavolinë me Vuqiqin e Thaqin, dialogu Kosovë-Serbi ka mbetur pezull.

Zëra të shumtë nga skena politike kosovare, e cilësuan si një dështim të madh mandatin e Mogherinit, duke konsideruar se Mogherini nuk kishte qenë parimore, si dhe kishte qenë e njëanshme gjatë këtij procesi.

Derisa mandatari i ri I diplomacisë, Josep Borrell, konsiderohet si kundërshtues I madh I pavarësisë kosvare.

Ai këtë proces jetik për Kosovën, e kishte kundërshtuar sa kishte qenë Ministër i Jashtëm i Spanjës.

Exit mobile version