21.9 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Dialogu i mbyllur, tensionet në kulm

Pala kosovare dhe ajo serbe kanë vazhduar të qëndrojnë të mbyllura “hermetikisht” për sa i përket takimit të së mërkurës në kuadër të dialogut të Brukselit. Kjo për shkak të kërkesës së ndërmjetësueses, Federica Mogherini, për t’u përmbajtur nga deklaratat nxitëse.

Megjithatë, edhe më tutje ka tensione në aspektin deklarativ, shkuan gazeta “Zëri”.

Kurse opozita dhe analistët politikë thonë se dialogu është “klinikisht i vdekur”. Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk ka dashur të komentojë asgjë për takimin e mbrëmshëm në Bruksel me krerët e shtetit të Kosovës, duke shtuar se nuk varet gjithçka nga pala serbe, por nuk dëshiron të mos e mbajë fjalën të cilën ia ka dhënë BE-së që të mos nxjerrë asnjë informacion në publik.

“Ne japim gjithçka nga vetja që tensionet të ulen, do të japim gjithçka nga vetja që ta ruajmë paqen. Kjo është arsyeja pse vij në Rashkë, pasi që kryetarët e veriut të Kosovës janë të shqetësuar dhe do të tentojë t’i qetësojë ata. A jam i brengosur? Jam, nuk varet gjithçka nga ne”, ka thënë Vuçiq.

Ndaj këtyre deklaratave kanë reaguar presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa.

Presidenti, Hashim Thaçi, përmes një komunikate për medie ka shprehur zhgënjimin dhe shqetësimin për, siç është thënë, “fushatën propagandistike në stilin e vjetër të Serbisë, e cila vazhdon të ndjellë frikë dhe urrejtje ndëretnike te komuniteti serb që jeton në pjesën veriore të Kosovës”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles