Dhurata Hoxha ia dorëzon detyrën ministrit Blerim Reka

0
57

Ministrja e deritanishme e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha i ka dorëzuar mandatin ministrit të ri të këtij dikasteri, Blerim Reka.

Hoxha në një postim në Facebook ka shkruar se sot i dorëzoi detyrën ministrit Reka e po ashtu edhe raportet për punën e kryer dhe ato në vijim.

Postimi i plotë:

Sot, ia dorëzova detyrën, ministrit të ri, Blerim Reka.

Po ashtu, ministrit Reka ia dorëzova edhe raportet për punën e kryer dhe ato në vijim, me bindjen e thellë se si ekspert i diplomacisë dhe procesit integrues, çështjen e integrimeve do ta fuqizoj edhe më tej.

Punë të mbarë dhe suksese z. Reka! /Telegrafi/