Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy të dyshuar për dhunë familjare në Skenderaj.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka theksuar se bazuar në deklaratën e viktimës, behet e ditur se ndaj tij, dy të dyshuarit, anëtar të së njëjtës familje kishin ushtruar dhunë, me ç’rast viktima ka kërkuar tretman mjekësor.
“Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, lidhur me rastin kanë ndërmarrë veprime hetimore, ku mbi dyshime të bazuara është realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarve që ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e një armë të llojit pistoletë për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.
Nga hetimet e deritanishme, behet e ditur se ngjarjes ndërmjet anëtarëve të familjes të i këtë paraprirë një kontest pronësorë”, thotë Zahiti.
Ndërsa pas procedurave të nevojshme intervistuese, dy të dyshuarit janë liruar ne procedurë të rregullt.