18 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Dhomat e Specializuara sqarojnë komunikatën ku thuhej se UÇK ka pasur për synim vrasjen e katolikëve

Të katërtit janë përfshirë në një aktakuzë.

Por, ish krerët e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, Hashim Thaci, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, do të dalin ndaras para gjyqtarit të procedurës paraprake, në seancë fillestare.

Mbi të gjithë rëndojnë akuza për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Ndërsa pretendimet e prokurorit të parit do ti lexohen ish zëdhënësit të UCK-së, Jakup Krasniqi, të hënen në ora 11;00.

Pas tij, në sallën e gjyqit do të paraqitet edhe ish drejtori politik u UÇK-së, Hashim Thaci.

“Paraqitja fillestare e Jakup Krasniqit do të bëhet të hënën, më 9 nëntor në ora 11:00 dhe paraqitja fillestare e Hashim Thaçit do të bëhet në ora 15:00 të së njëjtës ditë. Paraqitja Fillestare e Hashim Thaçit do të jetë një dëgjesë publike. Gjatë një paraqitjeje fillestare, gjyqtari i procedurës paraprake sigurohet që të drejtat e të Akuzuarit, duke përfshirë të drejtën për përfaqësim ligjor, të respektohen dhe që i Akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij ose të saj”

E përveç Thaçit e Kransniqit, Gjykata Speciale tashmë i ka konfirmuar aktakuzën edhe ish kreut të PDK-së, Kadri Veselit, si dhe deputetit të VV-së, Rexhep Selimit.

Kadri Veseli do të dal në seancë fillestare të martën, ndërsa Rexhep Selimi do të dëgjoj pretendimet e prokurorit të mërkurën.

Me transferimin  në Hagë të ish-ushtarëve të UÇK-së, Gjykata Speciale bëri publike aktakuzën, ku tregoheshin veprat që rëndojnë mbi ta.

Por, shumë reagime në Kosovë nxiti një pjesë e komunikatës zyrtare ku thuhej se ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare për synim kishin vrasjen e katolikëve.

Për këtë cështje T7 ka kërkuar sqarime nga Dhomat e Specializuar.

Nga Haga, kanë thënë se njoftimi për shtyp i referohet llojeve të ndryshme të viktimave të pretenduara në përgjithësi.

“Versioni i redaktuar i aktakuzës thotë se të akuzuarit kanë kryer krime ndaj atyre që mendohet që kanë qenë kundërshtarë. Aktakuza i definon kundërshtarët si persona që kanë qenë ose janë të dyshuar se kanë qenë: nën A, si bashkëpuntorë të forcave serbe. B: që nuk kanë mbështetur qëllimet dhe pikëpamjet e UÇK-së dhe më vonë të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, përfshirë këtu persona që lidhen me LDK-në dhe persona të komuniteteve serve, rome dhe të tjera.Njoftimi për shtyp i referohet llojeve të ndryshme të viktimave të pretenduara në përgjithësi.”

Ish krerët e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, u arrestuan gjatë kësaj jave dhe u transferuan në Hagë.

Ndërsa, ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, dha dorëheqje nga kjo pozitë sapo mori njoftimin se ndaj tij është konfirmuar aktakzua.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles