Site icon Prishtinapress

Dhjetëra zyrtarë të arrestuar në Departamentin për Patentë Shoferë (video)

Një numër i madh i personave po nxirren prej Policisë së Kosovës nga Departamenti për Patentë Shoferë që ndodhet në Prishtinë.

Të njejtët, punëtorë të këtij departamenti po dyshohen se kanë bërë dallavere me patent shoferë, saktësisht korrupsion e krim të organizuar. Në mesin e tyre ka edhe kandidatë për patent shoferë.

Aksioni i policisë ka shumë orë që ka nisur, derisa, siç edhe shihet në pamjet që ka siguruar Express nga vendi i ngjarjes bëhet fjalë për një numër të  madh të personave të arrestuar

Është raportuar gjithashtu se nën pranga kanë mbetur Filize Krasniqi, që është Drejtoreshë e Departamentit për Patentë Shoferë si dhe shefi i ekzaminerëve Besim Tahiri.

Zyrtarisht përveçse është konfirmuar se aksioni po zhvillohet në disa lokacione, ende nuk kanë dhënë detaje.

   

Exit mobile version