8.7 C
New York
Thursday, November 21, 2024

Buy now

spot_img

Dhjetë të vdekur, përfshirë një oficer policie – pas të shtënave me armë në një dyqan ushqimesh në Kolorado

Një person i armatosur ka vrarë 10 persona, përfshirë një oficer policie, pas një qëndrimi për disa orë në një treg ushqimesh në shtetin amerikan të Kolorados.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, sulmi në Boulder përfundoi me arrestimin e policisë të një të dyshuari të plagosur, në tregun King Soopers.

Siç bëhet e ditur, incidenti filloi rreth orës 14:30 me kohën lokale të hënën kur i dyshuari hyri në supermarket dhe filloi të qëllonte.

Rreth 20 minuta më vonë, departamenti i policisë Boulder shkroi në Twitter se kishte “Të shtëna aktive në King Soopers në rrugën Table Mesa”.

Policia më pas paralajmëroi njerëzit të shmangnin zonën në një cicërimë të mëtejshme rreth dy orë më vonë.

“Mos transmetoni në mediat sociale asnjë informacion që mund të shihni”, ishte thënë më tej.

Sidoqoftë, një pjesë e situatës u kap në kamera nga një kalimtar duke treguar viktimat pranë dyqanit ushqimor.

“Nuk e di se çfarë po ndodh … Kam dëgjuar të shtëna armësh, dikush është rrëzuar”, bërtet kameramani. “Ka një njeri që po shtie me armë, ikni”.

admin
adminhttps://prishtinapress.zoomsolution.business
I am a web developer who is working as a freelancer. I am living in Saigon, a crowded city of Vietnam. I am promoting for http://sneeit.com

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles