Site icon Prishtinapress

Dhimbja e ciklit menstrual e ngjashme me një sulm në zemër

avarësisht se gratë përballen me dhimbjet e periodave çdo muaj, kjo dhimbje nuk merret shumë seriozisht.

Pak gra guxojnë të thonë se janë të sëmura, se të kërkojnë të punojnë nga shtëpia pavarësisht ndjenjës së tmerrshme.

Por një mjek dhe profesor i Shëndetit Riprodhues në Universitetin e Kolegjit në Londër më në fund ka konfirmuar se dhimbjet se dhimbjet menstruale në fakt mund të jenë pothuajse aq e rëndë sa një sulm në zemër, transmeton Indeksonline.

Në një artikull të botuar, John Guillebaud thotë se për një kohë të gjatë shoqëria ka lënë anash, apo nuk iu është dukur asgjë dhimbja e tmerrshme, që disa gra duhet të durojnë.

“Burrat nuk e kuptojnë atë dhe për këtë edhe nuk i është dhënë rëndësia që duhet të ketë”, ka thënë ai.

“Unë mendoj që është diçka që duhet t’i kushtohet rëndësi dhe të marr kujdesin e veçantë, si çdo gjë tjetër në mjekësi”, ka shtuar ai.

Exit mobile version