10.2 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Detaje nga dialogu në Shtëpinë e Bardhë, në ora 21:00 para gazetarëve flet Hoti

Pas një pauze, në Uashington  po vazhdon takimi mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë

Drejtori i RTV Dukagjinit, Ermal Panduri i cili po i përcjell nga afër bisedimet në Uashington ka thënë se në takim kanë marrë pjesë kryeministri Avdullah Hoti, zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimi, ministri Selim Selimi dhe koordinatori Skender Hyseni.

“Pra nga tetë anëtarë sa ka delegacioni i Kosovës vetëm katër prej tyre që përfaqësojnë partitë e koalicionit janë në takim”, tha ai.

Panduri thotë se në orën 21:00 (sipas orës lokale në Kosovë) kryeministri Hoti do të flet para gazetarëve.

“Askush tjetër nga delegacioni kosovar nuk do të flasë pasi për një gjë të tillë janë merr vesh me nikoqirët”.

Ai thotë se pala kosovare janë shumë optimiste për rezultatet e takimit dhe se të njëjtit nesër shpresojnë në një vizitë të Presidentit Trump në dhomën ku po mbahet takimi.

“Edhe Shtëpia e Bardhë do të del me një komunikatë ku do të tregoj për ecurinë e takimit”, tha ndër të tjera Ermal Panduri.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles