Site icon Prishtinapress

Derbi prishtinas zhvillohet sot në stadiumin, ”Fadil Vokrri”

Prishtina dhe Flamurtari famën e rivalitetit e kanë pasur gjatë okupimit, në djerrina, në kohën e qëndresës kolektive. Ky derbi sikur është venitur viteve të fundit. Me një Prishtinës që gjithmonë lufton për tituj dhe me një Flamurtar të riorganizuar dhe këmbëngulës drejt qëllimit të profesionalizimit, i ka sjellë edhe rezultate këtë edicion.

Dhe, krejt kjo na sjellë te përballja e munguar për shumë vjet. Te përballja që në kohë të keqe mblidhte rekord shikuesish. Ndërsa, tani në kushte optimale nën ndriçimin e reflektorëve pritet vetëm se çfarë do i shfaqin dy ekipet publikut futbolldashës në Prishtinë.

 

Sfidën jashtëzakonisht i interesante do ta bëjë fakti që bardhekaltrit imperativ të vetëm kanë fitoren, sidomos pas humbjen në parë në kampionat – e pas humbjes së parë në kampionat zbret edhe Flamurtari.

Pra, me një Prishtinë favorite dhe me një Flamurtar që është në kërkim të kthimit të krenarisë së saj, s’ka tjetër përveç se na pret ndeshje jashtëzakonisht interesante, transmeton IndeksOnline.

Përndryshe Prishtina ndeshjes do t’i hyjë me dy mungesa të mëdha, Mankenda i lënduar me Dritën (6 javë) dhe Ahmeti i lënduar në stërvitje (nuk dihet ende sa do të mungojë), por Prishtina ka fond të mjaftueshëm të futbollistëve që janë të etur për t’u futur në garë për 11-në më të mirë i cili nesër pritet të ketë ndryshime.

E keqja më e madhe para ndeshjes së nesërme është kthimi i dy gjyqtarëve anësor nga Podujeva, Zeqiri e Sekiraqa për t’i gjykuar Prishtinës pas ndeshjes me Dritën në Pejë.

Shpresojmë që vendimi për të gjykuar këta dy gjyqtarë nuk do t’i sjellë kokëçarje vetë atyre që i caktuan, sepse në gjashtë javët e kaluara skuadra nuk ka pasur as vërejtjen më të vogël në ndarjen e drejtësisë megjithëse barazoi në dy e humbi në ndeshje tjetër.

Shpresojmë mos të jenë shkaktar i ndonjë vendimi tendencioz të marrë nga ta.

Exit mobile version