Site icon Prishtinapress

Deputetja Rrezarta Krasniqi bënë homazhe te varrezat e martirëve në Studime

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka bërë homazhe te varrezat e martirëve në fshatin Studime, në përkujtim të viktimave të masakrës së 2 Majit, të ndodhur 22 vite më parë, ku u vranë 116 civilë shqiptarë.

Në këtë përkujtim, ajo ishte e shoqëruar nga një delegacion i Degës së LDK-së në Vushtrri, të cilët së bashku vunë kurora lulesh të lapidari i martirëve në këtë fshat.

Me këtë rast, deputetja Krasniqi ka shkruar një dedikim në rrjetin social Facebook, ku ndër të tjera ka thënë se krimi që është bëtë në fshatin Studime, më 2 Maj të vitit 1999 është dëshmi e gjallë për mënyrën se si shteti serb është mobilizuar për t’iu vërsulur poullatës civile shqiptare duke kryer masakrat më të rënda dhe më çnjerëzore.

Postimi i plotë:

Në 22 vjetorin e Masakres së Studimes, kujtojmë një nga krimet më të tmerrshme të kryera nga policia dhe ushtria serbe, ku u vranë hiç më pak se 116 cvilë të pafajshëm shqiptar.

Krimi që është bëtë në fshatin Studime, më 2 Maj të vitit 1999 është dëshmi e gjallë për mënyrën se si shteti serb është mobilizuar për t’iu vërsulur poullatës civile shqiptare duke kryer masakrat më të rënda dhe më çnjerëzore.

Martirët e Studimes, janë gurë-themel i lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë, dhe nderimi dhe respekti për ta është i përjetshëm.
Lavdi të rënëve në Masakrën e Studimës!

Exit mobile version