Site icon Prishtinapress

Deputetja Musliu- Shoshi i reagon Vjosa Osmanit: Ditën e parë të punës e nise me shkelje ligjore

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu- Shoshi, ka thënë se kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani që në ditën e parë të punës së saj ka bërë shkelje ligjore me veprime emocionale duke e larguar fotografinë e Presidentit të Republikës së Kosovës, raporton IndeksOnline.

“Kryetarja e Kuvendit, znj. Osmani, për më pak se një ditë, më bindi mua dhe shumë qytetarë të Kosovës, se ditën e parë të punës e nisët me shkelje ligjore dhe me veprime emocionale. Ashtu siç e përfaqësoni Kuvendin e Republikës së Kosovës, në cilësinë e Kryetares, edhe z. Thaçi përfaqëson Presidentin e Republikës së Kosovës. Ju duhet të gjeni frymëzim në rendin kushtetues dhe jo në emrat e përveçëm të ish-krerëve institucionalë”, ka shkruar Musliu- Shoshi në faqen e saj në Facebook.

Ajo ia kujtoi Vjosa Osmanit se më mirë do të ishte sikur të merrej me funksionalizimin e Kuvendit, siç është formimi i komisioneve parlamentare.

Akti i sotëm, sipas deputetes Mus

Exit mobile version