5.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Deputetja e Vetëvendosjes e pranon se Shpend Ahmeti ishte ne jaht, ankohet për reagimet

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu e ka pranuar se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ishte në jahtin luksoz në Budva të Malit të Zi, shkruan lajmi.net

Haxhiu përmes një postimi në profilin e saj në “Facebook” ka konfirmuar se Ahmeti ishte në jaht, pavarësisht se kjo është mohuar nga vet Ahmeti.

Ky është shkrimi i plotë i deputetes Haxhiu:

Pas sondazheve të fundit, SHIK-u, assesi nuk po mund të këndellet. Me format e mjetet që dijnë ata, po mundohen ta helmojnë opinionin, pas një fotografie të Shpendit në jaht.

Këta që sot po flasin kundër Shpendit, ku strukeshin javen e shkuar, kur u sulmua fizikisht një aktivist politik, ku ishit dje kur RTK, edhe njëherë keqpërdori taksat tona duke transmetuar drejtpërdrejt konventen e PDK!

Eh sikur të reagonit kështu për keqpërdorimet dhe pasurinë e paligjshme që e kanë krijuar këta kriminelet me kollare dhe për projektet e dëmshme që po tentojnë t’i jetësojnë, jam e bindur që punët do t’i kishim shumë më mirë!

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles