Deputetja e PDK-së infektohet me koronavirus

0
17

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerat Deliu, është infektuar me koronavirus.

Kështu ka bërë të ditur Deliu përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook.

“Pas shfaqjes së disa simptomave kemi konsultuar mjekët dhe i jemi nënshtruar testit për Covid-19, me ç’rast unë dhe bashkëshorti kemi rezultuar pozitiv. Sapo morëm rezultatet, u vetë-izoluam dhe do t’i nënshtrohemi këshillave mjekësore, deri sa ta kalojmë këtë gjendje”, ka shkruar ajo.

Deliu kështu ka ndërprerë takimet e planafikuara.

“U kërkoj ndjesë kolegë dhe aktivistëve të partisë që më duhet të ndërpres takimet dhe bashkëbisedimet me anetarët, simpatizantët por edhe qytetarët në përgjithësi, gjatë kampanjës që kemi filluar kohë më parë. Lutem që kjo valë e infeksionit me virusin të kalojë sa më shpejtë dhe ju lus që të vazhdoni të mbani maskat, të kujdeseni për higjienën dhe ta ruani distancën”, ka shkruar Deliu.