11.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Deputetja Ariana Musliu- Shoshi e quan kontrabandim buxhetin e votuar natën

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu- Shoshi, e ka quajtur kontrabandim miratimin e buxhetit, kjo pasi që u shmangen të gjitha procedurat e parapara me Kushtetutë dhe Rregullore të Kuvendit.

Tutje, Musliu- Shoshi ka theksuar se është e rëndësishmë të mësohet qëndrimi i kryeministrit në lidhje paratë publike të mbledhura prej mallrave të importuara nga bizneset e regjistruara në Veri të Mitrovicës, Zubin Potok, Leposaviq apo Zveçan.

Shkrimi i saj i plotë në “Facebook”:

Në pamundësi të fjalës time në seancë, fjalimin tim po e përmbledhi shkurtimisht:

1. Për qytetarët e Kosovës dhe votuesit e Vetëvendosjes, do të ishte e rëndësishme se cili është qëndrimi i Kryeministrit në lidhje me Nenin 3 (Përkufizimet) dhe Neni 9, paragrafi 5, ku bëhet fjalë për paratë publike të mbledhura prej mallrave të importuara nga bizneset e regjistruara në Veri të Mitrovicës, Zubin Potok, Leposaviq apo Zveçan, pra në momentin e hyrjes në Kosovë përmes pikave doganore në Jarinjë (pika 1) ose Bërnjakë (pika 31) e të cilat dërgohen në Fondin e Kosovës duke u identifikuar dhe regjistruar veçanërisht në SIMFK, dhe që ndahen për Fondin Zhvillimor të Mirëbesimit.

Duke u fshehë pas gjendjes emergjente për shkak të pandemisë COVID-19, qeveria i shmangu të gjitha procedurat e parapara me Kushtetutë dhe Rregullore të Kuvendit, e kontrabandoi Ligjin më të rëndësishëm të shtetit, Buxhetin Vjetor 2020.

E pafalshme, se si pa prezencën tonë, duke mos na njoftuar se do të propozohet votimi i Rezolutës për Dialogun! Procesit më të rëndësishëm i cili do të duhej të ishte përbashkues për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u votua në 2 të mëngjësit.

E paimagjinueshme për një qeveri që ka folë për shpresën dhe transparencën, të gabojë dhe t’i shmang nga diskutimet të gjithë deputetët e opozitës parlamentare. Kërkuam disa ditë për të na u mundësu shqyrtimi dhe propozimi i amendamenteve, po kjo na u pamundësua. Ne ishim të gatshëm për ta shqyrtuar në parim buxhetin dhe ditëve në vijim t’i paraqisnim propozimet e tona. Por, sërish na u pamundësua.

Në pamundësi të fjalës time në seancë, fjalimin tim po e përmbledhi shkurtimisht:

1. Për qytetarët e Kosovës dhe votuesit e Vetëvendosjes, do të ishte e rëndësishme se cili është qëndrimi i Kryeministrit në lidhje me Nenin 3 (Përkufizimet) dhe Neni 9, paragrafi 5, ku bëhet fjalë për paratë publike të mbledhura prej mallrave të importuara nga bizneset e regjistruara në Veri të Mitrovicës, Zubin Potok, Leposaviq apo Zveçan, pra në momentin e hyrjes në Kosovë përmes pikave doganore në Jarinjë (pika 1) ose Bërnjakë (pika 31) e të cilat dërgohen në Fondin e Kosovës duke u identifikuar dhe regjistruar veçanërisht në SIMFK, dhe që ndahen për Fondin Zhvillimor të Mirëbesimit.

2. Buxheti i prezantuar nuk tregoi për rreziqet e mundshme që mund të na shfaqen si pasojë e rritjes së pandemisë COVID-2019, çka nëse përkeqësohet gjendja më shumë, duke e pasë për bazë që ne varemi shumë nga importi.

3. Buxheti për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, ka pësuar ngritje prej 1,325,465 euro krahasuar me vitin paraprak, por nuk tregohet pse kjo rritje. Tabelat buxhetore pa pjesën tekstuale të spjegimit nuk tregojnë asgjë.

4. Buxheti nuk arrin të spjegojë numrin e punëtorëve në kuadër të bashkimit me atë të Diasporës. 329 punëtorë i kishte MPJ vitin e kaluar, ndërsa MD 97. Bashkë bëjnë 426, ndërsa në buxhetin e ardhur prezantohen vetëm 381 të tillë. Ne nuk e dijmë se çka ka ndodhë me 45 punëtorët e tjerë të njërit nga ky institucion? Cili është statusi i tyre?

5. Buxheti i prezantuar nuk tregon as për fryerjen e numrit të punësuarve tek Ambasadat. Janë shtuar 3 pozita ose 75,000 euro më shumë! Qëllimi i rritjes nuk shënohet askund në pjesën tekstuale. Po ashtu, rritja për 130,000.00 euro te kategoria e subvencioneve, e pakuptimtë dhe e paspjegueshme.

6. Qytetarët mbeten të pa informuar edhe për premtimin elektoral nga Vetëvendosje! për projektin e banimit të përballueshëm, asnjë euro e ndarë për këtë projekt, pastaj Spitali i Përgjithshëm i Prishtinës për të cilin kanë nevojë qytetarët e Prishtinës, si dhe shumë komuna tjera, projete te rendësishme për qytetarët që janë injoruar në tërësi.

https://www.facebook.com/arianamusliushoshi/posts/219630712726515

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles