13 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti Lushtaku konfirmon se ka marr përkrahjen e EBA-së për votimin e Kosovës në INTERPOL

Deputeti i PDK’së Mergim Lushtaku është takuar me shefin e Misionit të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) në Mal të Zi dhe që mbulon edhe Kosovën, Abdulsalam Hareb Obaid Al Romaithi, me të cilin ka folur për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Obaid Al Romaithi ka shprehur përkrahjen e vendit të tij për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, këtë muaj.

Lushtaku i cili drejton Grupin e Miqësisë Kosovë-EBA thotë se nga nikoqiri ka kërkuar edhe sjelljen e investitorëve të huaj në Kosovë.

Shkrimi i plotë i Lushtakut në Facebook:

Sot zhvillova një takim me Abdulsalam Hareb Obaid Al Romaithi, shef i Misionit të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) në Mal të Zi dhe që mbulon edhe Kosovën.

Si Kryetar i Grupit të Miqësisë Kosovë-EBA në kuadër të Kuvendit të Kosovës, me Ambasadorin e zhvilluam një takim të ngrohtë e të këndshëm njoftues, ku biseduam për miqesinë e dy shteteve dhe mbështetjen e EBA-së që ka bërë për Kosovën, para, gjatë dhe pas luftës, me ç’rast përmes tij e falënderova popullin e Emirateve, duke i kërkuar mbështetje edhe më tej.

Ambasadorit i kërkova mbështetje të mëtejme për lobim për njohje të reja të shtetit të Kosovës dhe anëtarësime në organizata ndërkombetare, sidomos tani në Interpol, pasi që nga 18 deri 21 nëntor në Dubai do të mblidhet Asambleja e 87-të e Përgjithshme e INTERPOL-it. Si nikoqir, EBA-të mund të luajnë rolin e pazëvendësueshëm për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare të sigurisë.

EBA-ja duke qenë model i shteteve për zhvillim ekonomik dhe biznisbërje ndërkombëtare, me ambasadorin diskutuam edhe për mundesinë e investimeve të EBA-së në Kosovë, pasi që vendi ynë ka shumë burime naturore dhe njerëzore për zhvillimin e bizneseve, e informova ambasadorin al Romaithi.

I bëra ftesë ambasadorit që të vizitojë Kosovën, duke sjellë edhe investitorë potencial në vendin tonë.

Në kuadër të kësaj vizite ata do të prezantonin projektet dhe mundësitë e baskëpunimit konkret mes dy vendeve tona.

U dakorduam që të harmonizojmë datat për takime më konkrete lidhur me çështjet e ngritura në këtë takim të frytshëm.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles