24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti i VV-së thotë se nuk do ta përdorin gazin lotsjellës për ta ndaluar pjesëmarrjen e Selmanajt në seanca

Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se nuk do ta lejojë mbajtjen e seancave të Kuvendit të Kosovës, nëse aty prezent do të jetë edhe zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.

E të gjitha këto reagime erdhën pas deklaratës së Selmanajt gjatë javës së kaluar për personat e pagjetur.Deputeti nga VV-ja, Hajrullah Çeku në një intervistë për Ekonomia Online i ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike që këtë çështje ta trajtojnë me dinjitet dhe pa e politizuar.

Tutje, Çeku ka thënë se deklaratën e zëvendëskryeministrit nuk po e personalizojnë, dhe sipas tij, kjo është çështje e gjithë shoqërisë dhe si e tillë duhet të trajtohet.

“Unë besoj që deklarata ka qenë mjaftueshëm vetë shpjeguese, ne i kemi bërë thirrje dhe kjo thirrje është bërë përtej ngjyrave partiake dhe politike që i kemi, po flasim për një çështje mjaft të ndjeshme që është dhimbje e gjithë shoqërisë unë i kisha bërë thirrje të gjitha palëve që këtë çështje ta trajtojë me dinjitetin që e meriton pa e politizuar, lëshimet dhe gabimet mund të ndodhin, por duhet të reflektojmë mbi këto gabime dhe mos të përsëriten dhe e dyta atëherë kur ndodhin gabime në raport me çështje kaq të ndjeshme të shoqërisë duhet të tregojmë pjekuri demokratike për të dhënë përgjegjësi”.

“…këtë përgjegjësi e kemi kërkuar nga qeveria dhe nga zëvendëskryeministri, nuk po personalizojmë dhe nuk është betejë e jona në raport me një individ, me një politikan por megjithatë kjo çështje është e gjithë shoqërisë dhe si e këtillë duhet të trajtohet nga të gjithë edhe nga ne forcat politike, por edhe nga Qeveria”.

Kur u pyet nëse kjo parti do të përdorë gazin lotsjellës për të penguar një gjë të tillë, ai ka thënë se nuk kanë nevojë të përdorin metoda për mos ta lejuar Selmanajn në Kuvend.Por që këtë gjë po e bëjnë vetëm që të bëhet thirrje për reflektim për ta kuptuar se çështja e të pagjeturve nuk i takon vetëm një subjekti politik.

“Ne nuk kemi nevojë të përdorim metoda, por thirrja jonë është metoda jonë, dhe po besojmë që thirrja jonë është e drejtë dhe po besojmë në fuqinë e thirrjes që e kemi bërë në këtë rast dhe është thirrje për reflektim dhe për të kuptuar që çështja e të pagjeturve nuk i takon vetëm një partie politike, apo një deputeti të caktuar që është sulmuar dhe kjo shkon përtej edhe neve, dhe ne besojmë që kur të flasim për çështje kaq të ndjeshme duhet të lirohemi nga këto ngarkesat partiake e politike që i kemi dhe secili duhet të reflektojë dhe ta marr përgjegjësinë që i takon”.

Kur foli për mocionin për rrëzimin e Qeverisë, ai tha se është përgjegjësi e partive të tjera që të përkrahin këtë iniciativë për ta shkarkuar një Qeveri që sipas tij, asnjë punë nuk po i ec mirë, raporton EO.

“Mocioni është aty ku ka qenë që nga fillimi, me votat e VV-së, thirrja jonë për të gjithë deputetët që tashmë edhe publikisht e pranojnë që kjo Qeveri nuk po ecën mirë dhe që duhet të kemi zgjidhjen dhe mbetet e hapur dhe është në ndërgjegjen e tyre dhe duhet t’i pyesni ata se kur do ta nënshkruajnë mocionin që e ka nisur VV-ja”, ka thënë Çeku.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles