Site icon Prishtinapress

Deputeti i VV-së: Me këtë klasë politike në pushtet, o kriminale, o injorante, Kosova nuk mund të ec përpara

Kosova ka dështuar për të dytën herë për t’u anëtarësuar në Interpol. Pas kësaj, të shumta janë reagimet e deputetëve në vend.

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla ka reaguar duke thënë se me këtë klasë politike në pushtet, Kosova nuk mund të ec përpara në asnjë çështje.

Sfeçla tutje ka deklaruar se kështu si jemi tani, është e frikshme shpejtësia me të cilën po na e dërgojnë prapa.

Postimi i plotë:

Me këtë klasë politike në pushtet, o kriminale, o injorante e shpesh të dyja, Kosova nuk mund të ec përpara. Në asnjë çështje.

Për të mirë të Kosovës është urgjente që të shkojnë n’shpi e të merret me ta vetëm drejtësia. Kështu si jemi, është e frikshme shpejtësia me të cilën po na dërgojnë prapa.

Exit mobile version