Deputeti i LDK-së: Me Isa Mustafën nuk rritet partia!

0
28

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli me pesimizëm është shprehur se nuk mund të shenojë rritje partija e tij në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, në rast se në krye të saj vazhdon të mbetet kryetari aktual Isa Mustafa.

Këto komente, Avdyli i dha në emisionin “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, derisa po deklarohej për procesin e brendshëm zgjedhor.

“Isa Mustafa nuk mund ta rritë partinë më shumë se kaq, megjithatë nuk është e drejt që të thuhet se ai nuk duhet të rikandidoj”, tha mes tjerash Avdyli.

Në anën tjetër, analisti Astrit Gashi me bindje është shprehur se elektorati do ta ndëshkojë LDK-në në rast se në zgjedhje marrin pjesë figurat e vjetra.

“Njerëzit që i keni pasur në pozita, janë hypur në pozita me PDK-në. Nëse hyni në zgjedhje me këta njerëz, shikoni se çfarë ka me ju bërë Vetëvendosje”, ka thënë ai.