Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, thotë se largimi i kryeministrit, Ramush Haradinaj, nga Qeveria, do të ndalte shumë dhimbje. Sipas tij, Kosova po lëngon nga dhimbjet e vendimeve të marra nga Haradinaj.
Në një status të publikuar në Facebook, Avdyli thotë se me largimin e kryeministrit do të ndaleshin edhe shpenzimet, dhimbjet e ndërkombëtarëve etj.
Statusi i tij i plotë në FB:
Meqënëse fjalia më e përdorur e R.H është-Ku po ju dhemb, unë i them që është Kosova që po lëngon nga dhimbjet e vendimeve të tij. Prandaj largimi i tij nga kreu i qeverisjes ndal shumë dhimbje . Ndalen dhimbjet e arsimtarëve, prokurorëve, mjekëve, ushtarëve, sherbyesve civil e publik. Ndalen edhe dhimbjet e miqëve ndërkombetar, por edhe bugjeti shtetit shpeton nga shpenzimet per trajtimin e dhimbjeve të shkaktuara nga RH.